Arkimed Lushaj – Stresi ka komentuar banorët e Big Brother VIP Albania 4 në Fan Club me Heidi Bacin.
I pyetur se kë sheh fitues në këtë edicion, ai ka dhënë një përgjigje të prerë, ndonëse sheh disa konkurrentë të fortë.
“Rozana është lojtare e fortë, mendoj unë. Artikulon, është aty. E shoh finaliste padiskutim”, tha ai.
Ndërsa për Gjestin theksoi: “Jam normalisht pro për Gjestin. Duke parë nga Bigu ku ishte, edhe ku është. Nuk është e lehtë të bësh dy Big Brothera. Gjesti e ka pasur pak më të tensionuar, mu bë zemra mal kur e nxorën nga atje dhe hyri këtu”.
“Ka bërë dy Big Brothera, është kryefjala, shpresoj ta fitojë ai. Unë jam pro atij. Por pranoj. Mendoj që do të jetë fituesi. Bravo për lojën që ka bërë”.
Stresi ka treguar përkrahjen për Gjestin edhe duke i dërguar drone në shtëpinë e famshme.
Veç tjerash, ai më parë organizoi edhe protestë për t’i dalë në mbrojtje për disa padrejtësi që mendoi se iu bënë në këtë format. /Telegrafi/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...