Reperi i njohur shqiptar, Stresi, që një kohë përflitet për lidhjen e tij të dashurisë me Keisin.
Ai ka qenë shumë i komentuar në faqet rozë për ndarjen dhe njëkohësisht marrëdhënien e tyre disavjeçare.
I njëjti kësaj radhe ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur më në detaje për raportin e tij që ka me Keisin.
Artisti i njohur tregon se ata nuk janë ndarë asnjëherë dhe se është me fat që ka një partnere të tillë.
“Po patjetër që jemi bashkë, nuk jemi ndarë asnjëherë. Ka pasur plane për dasmë, por rëndësi ka që jemi bashkë, më të fortë se kurrë”.

“Keisi ka arritur të mbajë këtë lidhje dhe për këtë e vlerësoj shumë, në çdo vend që kam udhëtuar kam parë, por them se shumë e vështirë të gjej një vajzë të tillë. Unë kam fat shumë të madh”, ka thënë ai.
Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) po ashtu tregoi planet për të ardhmen, madje theksoi se dasma e tyre duhej të ndodhte këtë vit por që është shtyrë për shkak të pandemisë.
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje