Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim këngëtarin Stine (Ernest Duka), për skandalin e një nate më parë, ku ai u përfshi në një konflikt fizik me këngëtarin Flori Mumajesi gjatë finales së Këngës Magjike.
Sipas njoftimit të Policisë, 34vjeçari Stine ka goditur me grushte
këngëtarin Flori Mumajezi ditën e djeshme. Sipas Policisë, ngjarja ka
ndodhur në rrugën “Papa Gjon Pali”, menjëherë pas mbarimit të
eventit.
Dy këngëtarët, për motive banale janë konfliktuar me njëritjetrin
fizikisht. Flori ka marrë disa lëndime dhe është dërguar në QSUT për
mjekim.
Ndërkohë, në ndihmë të Florit ka hyrë reperi Stresi, ndërsa këngëtari
Altin Goci ka tentuar të qetësojë gjakrat. Mendohet se shkak i sherrit
mes dy këngëtarëve kanë qenë votimet për këngët respektive.
Gjatë eventit, i cili u fitua nga Aurela Gaçe, Flori Mumajesi i kishte
dhënë vetëm dy pikë Stines. Kjo nuk është pritur mirë nga ky i fundit.
Tashmë, Stine kërkohet për plagosje të lehtë me dashje dhe sipas
Nenit 89 të Kodit Penal, rrezikon deri në 2 vjet burg
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...