Ditën e djeshme u shënua 20 vjetori i nisjes së bombardimeve të forcave aleate të NATO-s ndaj bazave ushtarake serbe.
Fushata 72 ditore u shoqërua me masakra, dëbim dhe persekutim të popullsisë civile shqiptare e cila u detyrua të mësyjë Bllacën në tentativë për t’i shpëtuar barbarizmit serb.
E duket se në konvojet e refugjatëve ka qenë edhe këngëtarja Fjolla Morina. Në Facebook është publikuar një fotografi e Fjollës e alivanosur në Bllacë pas pesë ditëve të qëndrimit në kamp.
Momenti është kapur nga fotoreporterët në një foto ikonike që ilustron më së miri vuajtjet e popullatës civile.
Pranë këngëtares vërehet nëna e saj, e shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Fjollës.
Ndërkohë sot ajo është një nga këngëtaret më seksi në estradën shqiptare dhe gjithmonë shfaqet provokuese me postimet e saj.


Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...