Sonte mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve më të mëdha muzikore ‘Brit Awards 2018’.
Nominimet për këtë event ka kohë që janë zbuluar dhe në këtë listë kryeson këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa me pesë nominime, shkruan arbresh.info.
Ajo kandidon në kategorinë për çmime të rëndësishme si “Albumi Britanik më i mirë i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit”, “Videoklipi Britanik më i mirë i vitit” dhe “Shpërthimi Britanik”.
Pas saj qëndron ylli britanik i muzikës Ed Sheeran i cili është i kandiduar me tri nominime.
Përveç nominimeve Dua, gjithashtu do të performoj në skenën e madhe të Brit’s.
Ndërsa edhe pse nuk është e kandiduar në asnjë kategori, këngëtarja tjetër shqiptare Rita Ora po ashtu do të jetë pjesë e këtij eventi e cila do të performoj këngën ‘For You’ së bashku me Liam Payne./Arbresh.info/



E mërkura me vranësira dhe intervale dielli
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës