Skerdi martohet me gazetaren Vesa Rama

12:47 | 16 Shkurt 2019

Javë më parë ishte raportuar se këngëtari i kishte dhënë fund beqarisë duke u fejuar.

Bëhet fjalë për Skerdin, i cili pas disa vjet romance ka kurorëzuar lidhjen me Vesa Ramën, gazetaren e Klan Kosovës, shkruan arbresh.info

Këtë e ka bërë të ditur Vesa përmes një imazhi të cilin e ka postuar në rrjetin social ‘Instagram’, e cila shihet me vello të bardhë dhe Skerdi përballë me një buketë me lule.

Ndryshe, Skerdi është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë këtij viti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara