“S’ke baba, s’do ecësh para”, Dafina tregon sfidat e saj në jetë

13:26 | 12 Maj 2021

Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerat.

Ajo gjithmonë mundohet që të qëndrojë afër fansave të saj, duke ndarë kështu imazhe nga më të ndryshmet, shkruan portali arbresh.info

Duffye është duke punuar për finalizimin e albumit të ri “Dafinë moj”.

Artistja ka bërë të ditur se albumi i saj i ri do të jetë shumë personal dhe zbulon shumë gjëra rreth jetës së saj.

Përmes një postimi të gjatë, Dafina si asnjëherë më parë rrëfeu për jetën e saj përplot me sfida dhe motivin për të arritur këtu ku është sot.

Në këtë status, Dafina përmendi faktin se si është të rritesh pa figurën e babait në jetë si dhe për sëmundjen e nënës.

“Do të mësoni një pjesë shumë të madhe timen në albumin tim ‘Dafinë Moj’. Ka pasur njerëz që më kanë thënë ske baba, s`ke me ec përpara. Ti ke me arrit shumë në jetën tënde. Më shiko mua ku jam sot. Dhe ne kemi pasur një jetë të vështirë, me sfida. Nëna ka qenë e sëmurë dhe na ka rritur neve, tre goca, vetë. Ne jemi kujdesur për njëri-tjetrin. Dhe e di sa e vështirë është me qenë vetëm goca në një familje. Sa punë duhen bërë në shtëpi e duhet me u rrit para kohe. S’ke kohë me dalë si fëmijët e tjerë, me lujt. Disa gjëra duhet me i lënë mënjanë, për me u kujdes për njëri-tjetrin”, shkruan ajo.

“Duro” në anën tjetër është hiti i fundit nga Dafina, që u prit mirë nga fansat e saj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara