Drejtuesi ekzekutiv i kompanisë teknologjike që ndodhet në epiqendrën e skandalit tashmë të njohur si “puthja në koncertin e Coldplay” ishte “shumë i afërt” me drejtoreshën e burimeve njerëzore kohë përpara se të shfaqeshin në ekranin gjigant të stadiumit, sipas pamjeve të reja të publikuara.
Andy Byron, 50 vjeç, ish-CEO i firmës shumë miliardëshe të inteligjencës artificiale Astronomer, është kapur në kamera duke shfaqur sjellje të afërta me Kristin Cabot, 52 vjeç, drejtoreshën e HR-së, gjatë koncertit të Coldplay në stadiumin Gillette në Boston, të martën.
Pamjet e reja, të publikuara nga TMZ, i tregojnë të dy duke ndarë një moment të afërt emocional ndërsa grupi performonte këngën e famshme “Yellow”, përqafuar dhe duke lëvizur në ritmin e muzikës, përballë një turme të madhe të fansave, ndërsa dritat e telefonave ndriçonin arenën.
“Skenat e kapura zbulojnë një lidhje dukshëm më të afërt,” raporton media, duke sugjeruar se kjo afërsi nuk ishte spontane, por pjesë e një marrëdhënieje të vazhdueshme.
Pamjet tregojnë Byron-in teksa përkulet për të puthur Cabot, ndërkohë që ata qëndrojnë të përqafuar, ulur në vendet e tyre.
Të dy duken të qetë dhe të paprekur nga ndonjë ndjenjë fajësie, pa e ditur që vetëm pak çaste më vonë do të bëheshin qendra e vëmendjes në rrjet dhe subjekt i një skandali publik, pasi momenti u transmetua në ekranin e madh të stadiumit.
Mbyllet dy ditë për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” në Pris...
Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë...
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...