Këngëtarja irlandeze Sinead O’Connor ka zbuluar se ka hequr dorë nga katolicizmi dhe është konvertuar në Islam, dhe ka marrë emrin “Shuhada’ Davitt”.
O’Conner, e cila ndryshoi emrin vitin e shkuar në Magda Davitt, tha se hoqi dorë nga Kisha Katolike përgjithmonë në një mesazh për fansat në Twitter, transmeton portali arbresh.info.
51 vjeçarja ishte bërë priftëreshë nga një sekt katolik në fund të viteve 1990.
Por në një seri cicërimash, këngëtarja nga Dublini kishte ndryshuar kollaren klerikë me hixhab dhe është bërë myslimane.
https://twitter.com/MagdaDavitt77/status/1053340513871384576?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1053340513871384576&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.irishpost.com%2Fentertainment%2Fsinead-oconnor-renounces-catholicism-converts-islam-161261
“Kjo është për të njoftuar që jam krenar që jam bërë myslimane”, shkruan ajo.
“Ky është përfundimi natyral i udhëtimit të çdo njeriu inteligjent. Të gjitha studimet e shkrimeve çojnë në Islam. Që i bën të gjitha shkrimet tjera të shenjta janë të tepërta.
“Unë do të kem emër të ri, do të jetë Shuhada”.
https://twitter.com/MagdaDavitt77/status/1053756087780958208?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1053756087780958208&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.irishpost.com%2Fentertainment%2Fsinead-oconnor-renounces-catholicism-converts-islam-161261
Muzikantja, e cila iu nënshtrua trajtimit intensiv të shëndetit mendor në SHBA vitin e kaluar me ndihmën e Dr Phil, vazhdoi të postojë një video të vetes duke kënduar Ezanin – thirrjen islame për lutje.
O’Connor gjithashtu zbuloi se ajo kishte marrë Hixhabin e saj të parë me ndihmën e një mikeje në Dublin./Arbresh.info/
https://twitter.com/MagdaDavitt77/status/1053405772917473282?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1053405772917473282&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.irishpost.com%2Fentertainment%2Fsinead-oconnor-renounces-catholicism-converts-islam-161261
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...