Konsiderohet si Beyonce e Greqisë, por në të vërtetë, Eleni Foureira është me origjinë shqiptare.
Këngëtarja është sot një emër i famshëm në botë, por në vendin tonë ajo u bë e njohur pasi mohoi publikisht origjinën shqiptare në Greqi.
E sulmuar nga adhuruesit shqiptarë, vajza nga Fieri u detyrua të tregonte më vonë të vërtetën, duke u justifikuar se nëse do tregonte që në fillim origjinën nuk do arrinte kurrë të bëhej kjo që është sot.
Që nga ajo kohë kanë kaluar disa vite dhe Eleni Foureira rikthehet për herë të parë në atdhe, këtë herë si këngëtare.
Ajo ka realizuar një koncert në një nga club-et më të famshme në Tiranë, ku është pritur me mjaft entuziazëm.
Gjatë koncertit Foureira foli shqip dhe tha që është nga Fieri dhe që kupton çdo gjë shqip. “Si jeni, a jeni mirë? Unë mirë, po ju?” tha këngëtarja, e cila premtoi se do të mësoj më shumë shqip.

Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...