Vajza e këngëtares së njohur Olivia Newton John, në operacionet plastike ka shpenzuar hiq më pak se 400 mijë dollarë, por më pas është penduar se çfarë ka bërë.
Chloe Rose Lattanzi edhe pa operacione plastike ishte mjaft tërheqëse, duke trashëguar kështu bukurinë e nënës së saj, por kjo duket se nuk ishte e mjaftueshme që të mos i nënshtrohej disa herë ndërhyrjeve kirurgjike.
Por, tash pas operacionit të gjinjve, hundës, botoksit, mbushësve, 31-vjeçarja tregon se operacionin e parë e ka pasur kur kishte 18 vjeç. Ajo tash pohon se operacionet “e kthyen mbrapa” dhe se të gjitha gjërat ishin katastrofë, transmeton KosovaPress.
“Nuk dukeshin vetëm implanetet qesharake, por dukesha “e pa treguar””, ka zbuluar Chloe.
Vitin e kaluar përfundimisht “rregulloi” pamjen e saj, duke shpenzuar edhe 10 mijë dollarë për korrigjimin e gjinjve të saj.
“Tash më pëlqen më shumë trupi im dhe dëshiroj të tregoj gjinjtë e mi të ri”, ka pranuar Chloe, ndërsa nëna e saj Olivia e ka mbështetur në këtë vendim.
“Nëna më ka ofruar mbështetje për këtë operacion pasi që e dinte se sa fatkeqe ndihesha më herët për shkak të kësaj”, ka thënë Chloe.

“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut