Pas daljes së Damianos nga shtëpia e “Big Brother”, e gjithë vëmendja ka kaluar tek çifti Olsi-Fiorentina, të cilët për hir të së vërtetës kanë nisur të luajnë fort.
Here me grindje mes njëri-tjetrit, herë me xhelozi e herë me sulme ndaj të tjerëve, çifti vazhdon të trazojë ujërat brenda shtëpisë.
Por, një tjetër histori e dalë në dritë së fundi i nxjerr çiftin Olsi-Fiorentina në një tjetër dritë. Me sa duket, veç Fiorentinës, Olsi ka një tjetër të dashur jashtë, të cilën e ka mbajtur të fshehtë.
Ditën e djeshme Dona duke biseduar me Musën i tregon atij se Olsi ka të dashur jashtë dhe madje është shoqja e saj.
“Fiorentina flet për ty, por ajo nuk e di që Olsi është i lidhur me shoqen time”-tha Dona.
A është kjo e vërtetë apo Dona e ka thënë e nxitur nga fjalët e Fiorentinës që tha se Musa ka të dashur tjetër, kjo nuk dihet.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...