Sot, këngëtarja Nicole Scherzinger, mban titullin e një prej femrave më seksi në botë, por për të arritur këtu, ajo ka kaluar nëpër shumë vështirësi.
Nicole e cila fitoi famë si pjesë e grupit “The Pussycat Dolls”, ka rrëfyer se është rritur në kushte jashtëzakonisht të vështira, transmeton portal arbresh.info

Ajo u rrit në mënyrë shumë modeste dhe ka pranuar se ka bërë punë të ndryshme “për një dollar”, por ajo që ka tronditur më shumë është se ajo ka shitur gjak për të blerë ushqim.
Prindërit e saj nuk kanë qenë në gjendje që të fitonin shumë, prandaj ajo dikur ka kënduar nëpër restaurante të ndryshme, ndërsa ka shitur edhe petulla me ujë.
“Kam qenë e varfër kur kam studiuar. Kam shitur gjak për pak para”, ka theksuar ajo, ndërsa ka shtuar se ajo është rritur në një shtëpi plot dashuri.

“Unë e dua shumë familjen time, por kurrë nuk kam pasur dikë që të blinte një makinë, të më paguante orët e këndimit ose kërcimit. Me pak fjalë, punoja dhe fitoja vetë për të gjitha”, tha ajo.
Tashmë edhe një gjyqtar i njohur në një kompeticion të njohur muzikor nuk e ka “zakonin” të llastohet.
Ajo gjithnjë ka një plan B, që e përdor me zgjuarsi për “perandorinë” e saj./arbresh.info/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari