Shtëpia e famshme e modës Dolce & Gabbana këtë sezon është prezantuar me një ide gati revolucionare.
Kjo kompani tërhoqi vëmendjen e mediave për shkak të realizimit të selfie-sfilatës së parë.
Me një sfond që ngjante me një fshat tipik italian, Dolce & Gabbana prezantoi koleksionin pranverë-verë 2016.
Modele të bukura, të veshura si zonja të viteve ’50 dhe ’60, ishin të pajisura me smartphone dhe shkrepnin selfie gjatë sfilatës së mbajtur në Milano të Italisë. Veshjet e tyre ishin të dizenjuara si kartolina dhe në to shkruhej “Puthje nga Roma”, “Përshëndetje nga Napoli” apo “Unë e dua Italinë” etj.
E prezantuar me emrin “Italia është dashuri”, sfilata rezultoi një triumf i vërtetë për dy stilistët Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, të cilët korrën sukses të madh përmes postimeve direkte në rrjetet sociale. Fotot e çastit të bëra nga modelet ekspozoheshin gjithashtu në një ekran të madh.
Fustanet e gjatësive të ndryshme dhe fundet e shkurtra ishin plot ngjyra dhe të zbukuruara me qëndisma me çadra plazhi, apo monumente si Kulla e Pizës, Katedralja e Firences etj. Ndërsa disa kostume ishin qëndisur me lule dhe kombinoheshin me pantallona mëndafshi me vija. Çantat në formën e shportave të vogla, ishin të kuruara deri në detaje me zbukurime të ndryshme./oranews/
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...