
LOS ANGELES, CALIFORNIA - FEBRUARY 06: Selena Gomez attends the 2020 Hollywood Beauty Awards at The Taglyan Complex on February 06, 2020 in Los Angeles, California. (Photo by Tibrina Hobson/Getty Images)
Selena Gomez ka zbuluar së fundmi se nuk do të mund të ngelë shtatzënë për arsye shëndetësore.
Krijuesja e hitit “Lose You to Love Me”, tha për Vanity Fair se ishte pikëlluar për faktin se nuk do të mund të barte shtatzëninë në formë të natyrshme, shkruan DailyMail.
“Unë nuk e kam thënë ndonjëherë këtë. Por fatkeqësisht unë nuk do të mund të bartë fëmijët e mi”.
“Kam shumë probleme mjekësore që do të rrezikonin jetën time dhe të foshnjës. Kjo ishte diçka që më duhej të pajtohesha për një kohë”.
Edhe pse rruga e saj drejt amësisë do të ‘duket ndryshe’, aktorja këmbëngul se dëshiron të bëhet nënë një ditë.
“Nuk është domosdoshmërisht mënyra se si e përfytyrova. Mendova se do të ndodhte ashtu siç ndodh për të gjithë”.
“Jam në një pozicion shumë më të mirë. Më duket një bekim që ka njerëz të mrekullueshëm që do të pranonin për të bërë surrogaci për fëmijën tim, ose mund të birësoj, të cilat janë të dyja mundësi të mëdha për mua”.
“Për mua rrugëtimi i shtatzënisë do të duket pak më ndryshe”, tha Gomez.
Këngëtarja gjithashtu potencoi se fëmija do të ishte i saj, qoftë përmes birësimit apo një nëne surrogate. /Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit