Selena Gomes sqaron pse u bë bashkë me Justin Bieber

01:21 | 3 Dhjetor 2017

Selena Gomez gjithnjë ka qenë e hapur në lidhje me jetën e saj.

Ajo nuk ka hezituar të flasë as për rikthimin te ish i dashuri i saj, Justin Bieber, shkruan Billboard, transmeton portali arbresh.info

Këngëtarja 25-vjeçare është fotografuar disa herë me Bieber pas ndarjes nga The Weeknd.

“Unë jam 24-vjeç. Nuk jam 18, as 19. Unë i çmoj njerëzit që kanë ndikuar në jetën time. Dua të them, unë u rrita me Demi [Lovato]. Nick dhe Joe [Jonas] dhe Miley [Cyrus], ne kemi kaluar nëpër shumë gjëra. Është jeta ime. Unë jam rritur me këta njerëz dhe ndjehem e plotë kur e kam dashurinë e tyre afër meje”, tha ajo.

Pavarësisht se tabloidët kanë pretenduar se ajo kishte një ndarje të ashpër me The Weeknd, ajo këmbëngul asnjë nga ato që është thënë nuk është e vërtetë. Ajo konsideron se edhe pas ndarjes me The Weekend, ata vazhdojnë të mbeten miq të mirë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara