Scarlet Johansson shkëlqen në premierën e filmit “ Ghost in the Shell” (Foto)

12:03 | 30 Mars 2017
Gita

Aktorja e njohur Scarlet Johansson ka marrë pjesë në premierën e filmit “Ghost in the Shell” dhe është dukur e mrekullueshme.

Scarlet  Johnansson, mund të jetë shumë pranë një divorci publik, por ajo i është rikthyer biznesit, duke e promovuar filmin e saj të fundit , shkruan TheIndependent.

Aktorja 32 vjeçare ka anoncuar ndarjen e saj me gazetarin francez, Romain Dauriac, në janar të këtij viti, pas dy vitesh martesë. Edhe pse po kalon  një periudhë mjaft të vështirë, ajo është parë e buzëqeshur në tapetin e kuq, mbrëmjen e së mërkurës, transmeton KosovaPress.

Scarlet  kishte zgjedhur një fustan shumëngjyrësh, flokët e shkurtër i kishte krehur pas, duke mundësuar  kështu që më shumë të theksohet hija e syve dhe ngjyra rozë e zbehtë e buzëve. Fustanin e kishte kombinuar me një çantë ngjyrë ari.

Filmi “Ghost in the Shell” është  prodhim i vitit 2017, bëhet fjalë për një majoren (Scarlet Johansson), e cila është një ushtare e përkushtuar me aftësi të mëdha, që tenton të ndalojë kriminelët më të rrezikshëm në botë. Kur terrorizmi arrin në një tjetër nivel, që përfshinë aftësinë për të hakuar dhe kontrolluar mendjet e të tjerëve, majorja është e kualifikuar për t’i parandaluar ato, derisa ajo përgatitet për të ballafaquar armikun, ajo e kupton se  ajo ka qenë e mashtruar  dhe jeta e saj nuk është e sigurt.

scarlet-johansson-2_8036

scarlet-johansson1

scarlet-johansson

scarlet-johannson-4

scarlet-johannson3_6734

Shpërndaje në rrjete sociale