Legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu, vetëm ditë më parë u nderua me çmimin “Çelësi i Qytetit” nga Komuna e Prishtinës në ditën e çlirimit të kësaj komune.
Kjo për kontribuutin që ka dhënë përgjatë këtyre 55 viteve karrierë, ndërsa ka sjell hite e projekte të shumta.
Së fundmi, në një intervistë për emisionin “NIN” ai ka rrëfyer detaje të shumta rreth karrierës dhe jetës së tij personale.
Në një moment, krijuesi i shumë hiteve tregoi se bashkëshortja e tij ka qenë e apasionuar pas muzikës, madje kishte patur dëshirë që t’i bashkohet skenës muzikore vite më parë, mirëpo një gjë të tillë nuk e deshi ai.
“Unë ia ndalova diçka që e ka patur jetë, edhe sot e kësaj dite. A ka ma keq me ja ndryshuar ndjenjën, e përmend sa herë dhe i mbushen sytë me lot. Mirëpo, çfarë të bësh, xhelozia”, ka thënë Fejzullahu.
“Ia ndalova se ishte shumë e bukur, ma merr ndokush vetëm me e fut veten në bela me të. Shumë e bukur ka qenë edhe e bukur është. Po ma mer dikush”, ka thënë mes të tjerash ai.
https://www.instagram.com/p/CAEJjRQlfV1/?utm_source=ig_embed
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun