Moderatorja dhe këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, feston ditën e sotme (e hënë) ditëlindjen.
E lindur më 2 shtator të vitit 1991 në Tiranë, bukuroshja ka mbushur plot 33 vite jetë.
Natyrisht edhe në këtë përvjetor të lindjes nuk munguan dedikimet e surprizat për krijuesen e hitit “Sonte”.

Ajo së fundmi ndau disa fotografi në rrjete sociale, ku shihet se ka pranuar buqeta të ndryshme me lule e kartolina.
“Ende pa u bë gjysma e ditës. Sa me fat jam që ju kam”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
Urimet vazhduan edhe në sesionin e komenteve nga miqtë e fansat e shumtë që numëron.
Luana prej vitesh është pjesë e shoubizit dhe një emër shumë i lakuar në faqet rozë, ku ka korrë suksese të mëdha edhe si prezantuese. /Telegrafi/

Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën