Këngëtarja e mirënjohur dhe e dashur për publikun tonë, Rovena Stefa pas suksesit të këngës së fundit të saj në duet me reperin Toni, sapo ka filluar koncertet në bregdetin shqiptar. Këto foto janë marr nga faqja e saj në instagram ku kohëve të fundit ajo ka postuar edhe disa foto mjaft të nxehta.
Këngëtarja po kalon shumë kohë në Kosovë ku edhe po merret me aktivitete të shumta dhe mbrëmje gazmore.

Biografia e shkurtër e këngëtares:
Rovena Stefa është një këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur. Në moshën 5-vjeçare debuton për herë të parë në një konkurs kombëtar të fjalës artistike, ku vlerësohet me çmimin e pare. Shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në profilin “frëngjisht”, e kreu në Elbasan. Kur ishte vetëm 16 vjeç, ajo paraqitet në një koncert përvjetor të shkollës “Luigj Gurakuqi”. këtu ajo këndon për herë të parë në publik (kënge të idhullit të saj, Mariah Carey “Ëithout you”). Aktivizohet në teatrin “Skampa” të Elbasanit në të gjitha shfaqjet kulturore të tij.
Rovena Stefa është një nga pop-këngëtaret me te mëdha Shqiptare. Albumi i parë “Bie dëborë” pati shumë sukses në Itali, Greqi, Maqedoni, Kosovë, Zvicër, Suedi, Danimarkë, Norvegji, Britania e Madhe, Belgjikë… ku Rovena bëri një tour të madh e ku kënga “Më bën magji” ishte një hit i madh. Ajo është njohur nga gjithë diaspora shqiptare dhe koncertet e saj janë të shumta kudo qe jetojnë shqiptaret.
Në pranvere te vitit 1996 fiton çmimin e pare “Princesha e Maratonës se Këngës” për shkollat e mesme. Pas një muaji behet pjesëmarrëse dhe fituese e çmimit të 2-të në “Koncertin e Pranverës ’96”, me këngën “Mashtrim që nuk të vret”, kompozuar nga Edmond Rrapi, me tekst te Alqi Boshnjaku, me të cilën Rovena u lidh në një bashkëpunim të mëtejshëm të suksesshëm për publikun dhe kritiken shqiptare. Ndërkohe ajo shfaqet vit pas viti në festivalet e fund vitit dhe ne koncertet e pranverës, në një prej të cilave (“Pranvere ’98”), paraqitet me këngën “Një gjethe me nis”, qe u be hit në muzikën shqiptare.
Në vitin 1999 fiton çmimin e interpretimit me te mire për këngën “S’jam me imazh” (Duet me Herion Gjata) në Festivalin “KëngaMagjike ’99”.
Në maj 2002 prezantohet , pas një sërë turnesh e konceptesh përpara publikut të ngrohte kosovar, ne Festivalin Tradicional të Prizrenit “Zambaku i Prizrenit”, ku dhe vlerësohet me çmimin e pare.
Më 1 qershor 2002 publikon albumine saj të pare të titulluar “Bie Dëbore”, nga i cili erdhi dhe Hiti i Verës 2002, “Me bën magji”.
Në vitin 2004 ajo realizoi albumin më të shitur ndonjëherë në Shqipëri, “Dasma” dhe kënga me të njëjtin titull u be një hit i madh për të gjithë shqiptaret në Kosove dhe diasporë. Gjithashtu kënga si ” LLokum” , “Hej hej”, “Adrese pa Emer” dhe “A po vjen me mue” u bene hite të mëdha. Në gusht të vitit 2008 ajo nxori në treg albumin “Lum e Lum” dhe kënga “Burrë të martuar dashurova” e cila u publikua me video, u popullarizua
shume. Në vitin 2009 dolën në treg videot, “Malli”, dhe “Rroftë Shqipja dhe Vatani” ./Arbresh.info/

Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbete...