Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rlodriguez po vazhdojnë të shijojnë pushimet verore në jahtin e tyre luksoz në St. Tropez, Francë.
Dyshja u fotografuan nga paparacët gjatë kohës së po shijonin rrezet e diellit dhe nga një zhytje në Rivierën Franceze, shkruan DailyMail, transmeton portali arbresh.info
Modelja nxori në pah asetet e saj të bollshme gjatë zhytje, duke marrë kështu vëmendjen e fotografëve me fizikun e saj atraktiv.
Edhe, Cristiano shfaqi fizikun e tij të tonifikuar, ndërsa pozoi pa bluzë në pjesën e sipërme, i veshur vetëm me një palë pantallona të shkurtra.


Pas notit të tyre, çifti kaluan kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit në anijen luksoze.
Ylli i Juventusit po i kalon pushimet bashkë me të dashurën e tij, Georgina, dhe katër fëmijët e tij: Cristiano Ronaldo Jr, 10 vjeçar, binjakët Eva dhe Mateo, tre vjeçarë, dhe vajza Alana Martina, dy vjeçare. /arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...