Vetëm pak javë më parë në një ceremoni tërësisht të fshehtë këngëtarja Rona Nishliu është lidhur në martesë.
Aktualisht ajo po shijon muajin e mjaltit në Itali me bashkëshortin e saj të cilin ende nuk e ka ekspozuar në rrjete sociale.
Por, këngëtarja duket se ka marrë një dhuratë speciale nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
Ajo ka publikuar në rrjete sociale foton e një shishe vere të ardhur nga Kryeministria dhe krahas fotos shkruan për kënaqësinë.
“Faleminderit për kujdesin tuaj dhe të institucionit, dhuratë speciale ditëlindjeje nga Kryeministri”, shkruan Rona krahas fotos së publikuar në rrjete sociale.
Rona Nishliu përfaqësoi suksesshëm Shqipërinë në Eurovision vite më parë me këngën “Suus”.
Ajo vlerësohet lart për potencialin vokal.

Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq