Rogert Sterkaj u fut gjatë spektakklit të së martës për disa orë në dhomën e reflektimit.
Në momentin që Ledioni u lidh me të për t’i komunikuar masën, atë e kishte zënë gjumi.
Me ‘pak’ vështirësi është zgjuar dhe është njohur me masën pas sjelljes së tij në shtëpi.
Për të është hapur një televotim dhe publiku do të zgjedhë nëse do ta rikthejë apo jo në shtëpi.
“Do jetë publiku që vendos nëse meriton të kthehesh në shtëpi apo jo në një televotim që ka vetëm emrin tënd me pyetjen ‘A dëshironi që Rogerti të kthehet në shtëpi apo jo”, thuhet në njoftim.
I njëjti ka pak ditë që është futur brenda, por ka trazuar ujërat e shtëpisë së famshme.
Rogerti në shumë raste ka eskaluar, sikurse në mënyrën e të shprehurit e ofendimet që ka bërë karshi banorëve. /Telegrafi/
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...