Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi, 31-vjeçarja vendosi që në ditët më të nxehta të stinës, të publikojë për ndjekësit e saj disa fotografi, ku ajo është dukur vërtet ‘e nxehtë’.
Në faqen e saj zyrtare në Faceboook, interpretuesja e hitit “Coming Home” pozoi me bikini, në disa poza të realizuara në plazh.
Ajo u kujdes që të vë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit, të cilat janë rezultat i një angazhimi të saj të devotshëm në palestër.
“Përpara se vapa të shkonte shumë”, shkroi Rita.
Rita përndryshe ka konfirmuar se në vetëm pak muaj, ajo do të jetë prezente në Shqipëri, për një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, më 6 shtator, në një organizim që Bashkia e Tiranës e ka organizuar falas për ta.

“Nuk është kompetencë e tij“, Pacolli tregon për raportet e ...
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...