Rita Ora uron 8 Marsin: Nuk ka forcë më të madhe se një grup i grave të unifikuara

14:37 | 8 Mars 2021

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas nuk ka munguar edhe urimi i Rita Orës.

Përmes disa fotografive të publikuara dhe një mbishkrim artistja e njohur me famë botërore ka ngritur lart figurën e femrës.

Rita ka postuar imazhe e veshur me një fustan ngjyrë të zezë teksa shihet se ka bërë një ndryshim në dukje duke shkurtuar flokët.

Dukjen e ka kompletuar me makijazh dhe ka marrë poza derisa ka zbuluar edhe disa prej tatuazheve që ka në trup.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Gruas. Nuk ka forcë më të madhe se një grup i grave të unifikuara. Sot, më shumë se kurrë, ne duhet të nxjerrim në pah dhe të festojmë rëndësinë e grave që qëndrojnë së bashku. Për të gjitha gratë që më kanë frymëzuar, ngritur dhe më kanë dhënë shpresë, Faleminderit!!, ka shkruar Rita.

 

Lajmet më të lexuara