Gjërat në lidhjen e tyre po bëhen tepër serioze.
Rita Ora ka pak kohë që ka pranuar hapur lidhjen me regjisorin Taika Waititi, me të cilin shfaqet kudo në publik. Dyshja nisën lidhjen e tyre në muajin mars dhe gjërat janë aq serioze sa ata po mendojnë edhe martesën.
Sipas “Daily Mail” Rita dhe Taika mund të martohen së shpejti, sepse ata kanë nisur të mendojnë për organizimet.
“Taika e quan Ritën ‘grua’ gjatë gjithë kohës dhe thotë se do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit”, është shprehur një burim. Rita thuhet se ka planifikuar fillimisht një ceremoni private dhe më pas një festë të madhe.
Kujtojmë se dalja e tyre e parë publike si çift ishte teksa parakaluan në tapetin e kuq gjatë premierës së “The Suicide Squad”, në Los Angelos. Bukuroshja shqiptare ishte e veshur me një fustan të bardhë, i cili ishte i çarë anash në pjesën e belit. Ndërsa, Taika 45 vjeç kishte veshur një kostum gri me një këmishë të bardhë të mbyllur.
Taika Waititi ka qenë i martuar më herët me producenten Chelsea Winstanley, por ata u divorcuan në vitin 2018. Ndërkohë, Rita është përfolur shpesh për lidhjet e saj me personazhe të famshëm, por asnjëra prej tyre nuk ka shkuar deri në martesë./lajmi/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...