Këngëtarja e famshme e lindur në Kosovë, Rita Ora nuk ndalet asnjëherë së menduari se si të ndihmoj njerëzimin.
Bukuroshja kosovare është angazhuar për të ndihmuar të prekurit nga Stuhia Harvey në ShBA e cila deri më tani la të vdekur 38 persona dhe shkaktoi rreth 10 miliardë euro dëme materiale, transmeton arbresh.info.
26 vjeçarja ishte veshur shumë thjesht derisa po i ndihmonte të prekurit nga kjo stuhi duke u dhuruar atyre pako me gjëra të nevojshme për ta.
Në disa prej fotove që i janë bërë gjatë kohës sa po ndihmonte ajo shihet duke mbajtur kurrizin me duar nga lodhja.
Rita ka asistuar në organizimin e donacioneve nga Radio Stacioni Kiss FM.
Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” kishte ndihmuar edhe të prekurit nga djegia e ndërtesës shumëkatëshe “Grenfell Tower” në Londër ku kishin mbetur të vdekur 80 persona e shumë të tjerë pa kulm mbi kokë./arbresh.info/





Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...