Gjatë një interviste të dhënë kohë më parë, Rita Ora u befasua dy herë nga bashkëbiseduesi i saj.
Në një video të postuar në YouTube gazetari i thotë Rita Orës që edhe ai është shqiptar. Këngëtarja është mosbesuese duke e nxitur atë që t’i tregojë shqiponjën dy krenare të bërë tatuazh në kraharor.
Rita sërish nuk beson dhe i thotë se mund të jetë një tatuazh i përkohshëm që e ka bërë para se ta intervistonte, por gazetari i shpjegon se familja e tij është me origjinë nga Korça.
“Prandaj besoj që ne të dy duhet të martohemi që të lumturojmë dy familjet tona shqiptare”, i thotë ai me shaka.
“Po! Besoj se kur martohesh me bashkëkombasit është 10 herë më mirë se me një të huaj”, ja kthen Rita.
Kjo nuk është hera e parë që Rita Ora ndihet krenare me prejardhjen e saj.Ajo madje xhiroi edhe një videoklip në Prishtinë për këngën “Shine Ya Light”. /Tch
Mungojnë Valverde dhe Carvajal,mësohet kush do të jetë kapit...
Nis evakuimi i anijes turistike me hantavirus, 40 pasagjerë ...
Abelard Tahiri sërish nuk kandidon për deputet
Sulmohet fizikisht ish-kreu i PD-së në Lezhë, i thyen këmbët...
LDK dënon sulmet kibernetike: Po përdoren profile për propag...
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...