Rita Ora mund të mos jetë më pjesë e X Factor UK.
Rita Ora është shprehur e frikësuar se mund të mos jetë më pjesë e jurisë në spektaklin e talenteve “X Factor”.
Ora si arsye për këtë e ka parë një video të mëhershme të saj që është publikuar nëpër rrjete sociale.
Sipas disa burimeve, kjo video paraqet Rita Orën në një vallëzim provokues, transmeton Klan Kosova.
“Kjo video me të vërtetë është shqetësuese për Ritën. Sigurisht se të gjithë dëshirojnë të kënaqen kur janë të rinj, por tani ajo dëshiron që të mbajë vendin e saj në
X Factor dhe të jetë e familjarizuar me të këtë shou”, ka thënë një burim për Daily Star.
Bukuroshja bjonde është pjesë e jurisë së bashku me Simon Coëell, Cheryl Fernandez-Versini dhe Nick Grimshaë në jurinë e këtij viti në “X Factor”.
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...
Kryeministri i Grenlandës paralajmëron: Trump ende synon kon...
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare ...
Nga sot turistët në Romë do të paguajnë 2 euro për të parë n...
Rikonfirmimi i Abdixhikut si Kryetar, Agim Veliu: Nuk shpëto...
Melos Zenunaj rikthehet tek Dukagjini