Rikthehet ish-anëtarja e “Spirit Voice” (Video)

12:28 | 3 Dhjetor 2015
Arbresh.info

E mbani mend Dorinën, ish-anëtaren e grupi “Spirit Voice”, që në mesin e viteve ‘90, këndonte “Fuoristrada”.

Vajza nga Tirana është rikthyer në muzikë duke prezantuar këngë e saj më të re të titulluar “Kiss”.

Dorina Tika ka lançuar dje projektin e saj muzikor, një bashkëpunim me artistin Alban Rockefeller, ose i njohur me emrin DJ Loco.

Kënga e realizuar në Maimi në SHBA, ku këngëtarja jeton prej vitesh, është në zhanrin e muzikës dance.

Publikimi i kësaj kënge tregon që Dorina nuk ka hequr dorë nga muzika dhe se ambicjet e saj vijojnë të jenë të forta, ndoshta për të çarë në tregun amerikan./tvklan.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale