Grupi legjendar “TNT” i kthehet skenës muzikore me solist të ri. Është Bekim Hallaqi – Belle, i cili nga tani do jetë vokalist i grupit.
Dakordimi është arritur pas bisedave mes tij dhe anëtarëve instrumentist të grupit të cilët me vite e kanë përfaqësuar atë.
Emri i madh dhe historia e pasur krijuese e “TNT” duket ta ketë joshur Bellen që ta vazhdojë rrugëtimin muzikor si pjesë e rëndësishme e “TNT”.
Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, Belle konfirmoi se do jetë vokalisti i grupit dhe tregoi se “TNT” rikthehet me një imazh modern, si në aspektin e audio e video produksionit ashtu edhe në aspektin estetik.
“TNT” është nga grupet e para në Kosovë e që kanë krijuar një mori hitesh të mëdha, si: “Moj biondinë”, “200 ditë”, “E mallkoj atë ditë” e plot të tjera, të interpretuara nga Ferki Shala.
Grupi synon të bëjë më të mirën për të sjellë këngë sa më të bukura përmes zërit të bukur dhe karakteristik të Belles.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...