TMZ raporton se viktima që pretendon se e dhunoi Nelly, ka thënë se të dy u takuan në një klub në shtetin e Uashingtonit të premten mbrëma dhe më pas u kthyen në autobusin e tij të turneut, ku e detyroi atë të bënte seks pa prezervativ.
Gruaja thotë se ajo i tha jo. Gjithashtu raportohet se ajo pohon se pas incidentit, reperi i ofroi asaj para, të cilat ajo nuk i pranoi.
Nelly ka shkruar një deklaratë menjëherë pasi u lirua nga burgu të shtunën, duke thënë: “Më lejoni t’ju them se jam i tronditur që isha në shënjestër të një pohimi të rremë, unë jam plotësisht i pafajshëm, jam i bindur se sapo të shikohen faktet, do të jetë shumë e qartë se unë jam një viktime e një pohimi krejtësisht të rremë”.
Nelly u arrestua gjoja për dhunimin e një gruaje gjatë turneut.
Reperi 42-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Cornell Haynes, Jr., u arrestua nën dyshimin për përdhunim në shtetin e Uashingtonit të shtunën por u lirua nga paraburgimi.
Avokati i tij e ka quajtur pretendimin “të rremë”

Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...