Tyga është arrestuar pasi akuzohet për dhunë ndaj ish të dashurës së tij, Camaryn Swanson.
Policia tha se reperi, emri i vërtetë i të cilit është Michael Stevenson, u dorëzua në polici pas një incidenti që kishte ndodhur një ditë më parë. Reperi u lirua më vonë pasi ofroi 50,000 dollarë me kusht.
Tyga u fotografua duke dalë nga Komisariati i Policisë në Hollywood të martën. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tij në Bel-Air por pas një debati mes çiftit, situata është përshkallëzuar dhe reperi ka përfunduar duke dhunuar 22-vjeçaren.
Sipas autoriteteve, ata panë shenja të dukshme në fytyrën e Swanson kur arritën në banesë. “Unë jam abuzuar emocionalisht, mendërisht dhe fizikisht dhe nuk po e fsheh më,” tha ajo. /The Sun/
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...
Sot Dita e Kushtetutës së Kosovës
27 vjet nga Beteja e Koshares