Këngëtari i njohur Blerim Muharremi apo i njohur ndryshe me emrin artistik Blero, siç duket më në fund ka gjetur partneren e duhur për të vazhduar jetë.
Pas dy ndarjeve të bujshme nga dy ish-bashkëshortët e tij, Blero nuk po gjente rehati në vitet e fundit, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo, artisti muaj më parë e ka konfirmuar se është në një lidhje të re dashurie.
View this post on Instagram
Blero vazhdimisht ka postuar fotografi në rrjetin social Instagram me partneren e tij, por asnjëherë nuk e ka zbuluar identitetin e saj e as fytyrën.
Së fundmi Blero zbuloi se ai dhe e dashura e tij po festuan përvjetorin e parë të romancës, teksa edhe shpërndau një foto me të.

Ndërkohë, më pas autori i shumë hiteve postoi edhe një tjetër imazh ku shihet i kapur për dore me partneren, teksa shijojnë një darkë romantike.

Ndryshe, sa i përket muzikës, Blero ka njoftuar se po punon për projekte të reja që pritet të lansohen shumë shpejt. /Arbresh.info

Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...