Reperi i njohur amerikan, Kanye West, së fundmi ka qenë shumë i përfolur në mediat botërore për një nga deklaratat e tij.
“Kur dëgjon për 400 vjet skllavëri… çfarë 400 vjet? Kjo tingëllon më shumë si zgjedhje”, është shprehur ai për TMZ.
“Ne jemi të burgosur mendërisht”, ka shtuar tutje bashkëshorti i Kim Kardashianit.
Njerëzit me ngjyrë u dërguan me forcë nga Afrika drejt Shteteve të Bashkuara gjatë shekullit të 17-të, 18 e 19 dhe u shiten atje si skllevër, teksa deklarata e tij u cilësua fyese nga njerëzit me ngjyrë, transmeton telegrafi.
West u përpoq ta zbuste me mesazhet e mëparshme në “Twitter”, ku tregonte se fjalët i janë keqinterpretuar dhe se çështjen e katër shekujve e ngriti me arsyetimin që nuk mund të të burgosin mendërisht për një periudhë kaq të gjatë kohe.
Tutje, ai u shpreh se në ditët e sotme, njerëzit po e zgjedhin skllavërinë vetë.
Bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, i ka dalë në mbrojtje, lidhur me këto deklarata, të cilat i janë keqkuptuar nga publiku.

Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia
Kryediplomati Konjufca në Hagë për fjalët përfundimtare në r...
Media ndërkombëtare Al Jazeera raporton për marshin në Prish...
Sot fjalët përfundimtare të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Sel...
E mërkura me mot të vranët dhe mundësi bore në zonat malore