Erjona Sulejmani ka reaguar ndaj kritikave të së përditshmes zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”, duke thënë se: “Burri im nuk ma ka hequr mbiemrin dhe nuk është ish. Dhe isha unë që e lashë atë”.
Në një letër të hapur drejtuar modeles shqiptare, një gazetare e kësaj të përditshmeje, e kritikon atë duke i thënë se nuk ishte gruaja e duhur për Blerim Xhemailin, transmeton express.
Por, ajo i ka kritikuar gazetën për mungesën e njohurive juridike, duke theksuar se mban ende mbiemrin e futbollistit, si dhe duke insistuar se ajo e ka braktisur Blerimin dhe jo e kundërta.
“Burri im nuk më ka hequr mbiemrin dhe nuk është një ish. Përpara se të kritikoni duhet të mbushni boshllëqet e injorancës sidomos ato të gjykimit. Sido që të jetë, burrin time e lashë unë. Me kurajën dhe dinjitetin që shuam gra nuk kanë, të cilat pranojnë përfitimet që të japë pasuria në dëm të poshtërimit dhe të dhunës psikologjike” ka shkruar ajo në Instagram. /express/

Ndjekje si në filma në Vlorë, vetura me drejtues 14-vjeçarin...
Përzgjedhësi i Turqisë: Kosova na vuri në telashe, ata kanë ...
Gjesti i madh i Yildiz: Ylli turk harroi festën dhe vrapoi p...
Trump: Po ecim shkëlqyeshëm në luftën me Iranin, konfliktit ...
Studentët serb protestojnë dhe përballën me policinë
Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 295 gjoba ...