Këngëtari, Butrint Imeri ka reaguar lidhur me mesazhin që u shfaq në emrin e tij në “Big Brother VIP Albania”.
Një mesazh shumë i papritur ka shkuar sot në shtëpinë e famshme. Sipas asaj që u shfaq në ekran Butrinti i ka dërguar një mesazh Jorit.
“Një bukuroshe si ti, mirë se të vish në Kosovë!”- shkruhej në mesazhin që mbante dërguesin: B…. Imeri KS.
Dhe disa prej banorëve thanë menjëherë emrin e këngëtarit, të parat që reaguan ishin Nita dhe Olta.
Por, Butrinti ka reaguar indirekt rreth kësaj në Instagram duke e mohuar.
“Dikush do të prish emrin tim. Dikush do të bëj zhurmë. Kjo është jeta”, thuhet në storyn e ndarë në Instagramin e këngëtarit.
Kujtojmë se për Butrintin dhe Kiarën thuhet se kanë qenë të lidhur para disa viteve./arbresh.info/

lexo edhe:
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026