Sevdai Radogoshi, humoristi shqiptar i njohur për një sërë rolesh, ka reaguar së fundmi në lidhje me rastin e këngëtares Filloreta Raçi-Fifi.
Artisti i njohur ka bërë një postim në rrjete sociale nëpërmjet të cilit shpreh mbështetjen për artisten, e cila momentalisht ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Pas ngjarjes së mbrëmshme, ku Fifi humbi ndjenjat, ai i ka sugjeruar që ta vazhdojë lojën e të mos dorëzohet.
“Fifi më e forta je. Vazhdo lojën, mos u dorëzo forca”, kanë qenë fjalët e Radogoshit.
Ngjarja u shkaktua pas një debati të Fifit me opinionisten Balina Bodinaku, nga e cila u akuzua se i ka humbur vëmendja dhe se për këtë po ndërhyn tek të tjerë.
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu
Bullgaria fiton Eurovision 2026