Këngëtarja Era Istrefi me ftesë zyrtare nga Ilir Meta, ka ndjekur ndeshjen e sotme Zvicër-Kosta Rikë në Presidencën e Shqipërisë, së bashku me motrën e saj, Norën.
Në një lidhje direkte për TCH, Era ka konfirmuar se do të performojë në përmbyllje të Kampionatit Botëror.
Ndërsa e pyetur nga gazetari Ervin Kurti se a do të flasë shqip në Rusi, Era me është përgjigjur duke thënë: “Do e gjej mënyrën”.
Me kreativitetin e saj që e karakterizon, artistja shqiptare pritet që të ketë një paraqitje interesante në hapjen e natës finale të kampionatit Botëror 2018.

“Live it up” mban titullin kënga që Era, Will Smith dhe Nicky Jam e këndojnë të tre së bashku, e cila është përzgjedhur si kënga përcjellëse e himnit të Kampionatit.
Kjo këngë është dëgjuar vazhdimisht në sfondin e çdo ndeshjeje, veçanërisht në rastet kur është shënuar gol.
Paraqitja e një këngëtareje shqiptare në këtë kampionat, i ka dhënë një tjetër promovim artit shqiptar, i cili tash e sa vite frymon në arenën ndërkombëtare falë emrave eminentë. /Telegrafi/

Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...
42 aksidente brenda javës në rajonin e Ferizajt, mbi 1 mijë ...
Berisha: Përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrue...
“Kur luajmë në shtëpi, jemi favoritë” – Arbeloa ...
Aksident tragjik në Vjenë, vdes një 17-vjeçare
Haradinaj: S’është ka më intereson me e taku Abdixhikun e me...