Reperi i njohur i skenës shqiptare, Capital T ka lansuar projektin e tij të shumë përfolur kushtuar nënës.
“Fjalët e nënës”, titullohet projekti i cili u kompletua edhe nga ana vizuale me një videoklip tejet interesant, shkruan portali arbresh.info
Teksti dhe videoja e këngës emocionojnë të gjithë, ndërsa vlen të theksohet se protagoniste e klipit është aktorja Lena Kryeziu.
Që në minutat e parë të lansimit, kënga ka filluar të marrë klikime të shumta në platformën YouTube.
Theksojmë se “Fjalët e Nënës” është pjesë e albumit të ri të Kapos të titulluar “Skulpturë”, pjesën e dytë e të cilit e solli më 1 tetor. /arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...