Sot është nata e madhe e Eurovizionit dhe mjaft shqiptarë janë pushtuar nga emocionet.
Veç Eugent Bushpepës, zëri ynë zyrtar në Festivalin Europian e Këngës, edhe dy bashkëkombës të tjerë, Eleni Fureira me flamurin e Qipros dhe Ermal Meta me atë të Italisë, përcjellin vlerat e tyre në skenën e Altice Arena.
Në pritje të Finales së Madhe, nuk kishte sesi mungonin diskutimet për favoritet e këtij viti. Ekspertët britanikë kanë krijuar një listë me koeficientet e secilit shtet pjesëmarrës.
Kandidatja më e mundshme për të triumfuar sot në Portugali sipas këtyre eksperteve, duke iu vendosur edhe koefiçentin më të ulët, është Foureira.
E dyta në listë renditet Netta Barzilai e Izraelit me këngën super ritmike: Toy Boy, të evidentuar që në fillim si një prej favoriteve të qarta të konkurrimit.
Këngëtari Eugent Bushpepa ndërkohë renditet në vendin e 25-të, i pasuar vetëm nga Serbia. Këtë mbrëmje, ai do të ngjitet në skenën e Eurovizionit i 12-ti, pas Gjermanisë.
Festivali Europian i Këngës është praktikisht konkurrimi më i gjatë i përvitshëm ndërkombëtar në Televizion. Fillesat e tij janë në 1956-ten, ndërsa formatin e ka të frymëzuar nga festivali italian i Sanremos./ Top Channel

Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...