Françeska Jaçe duket se ka nisur një jetë komplet të re dhe të bukur.
Ish-lojtarja e “Big Brother 5” ka postuar në Instagram e saj një set fotosh seksi, ku poston e shtrirë në krevat me të brendshme të zeza në një restorant të njohur në Tiranë.
Para se të realizonte këto foto me fotografin e njohur Juxhin Kurti, Françeska ndaloi për të shijuar një gotë verë të bardhë, por veshja e saj sigurisht që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve. Portralet i kanë ndarë fotot me komentin “Françeska Jaçe duket se nuk dëshiron të ndalet së ekspozuari gjoksin e saj, e ka bërë edhe në restorant”.
Me setin ku ajo duket një femër fatale me muskuj barku dhe linja të tonifikuara, Françeska u ka dëshmuar ndjekësve në rrjetet sociale dhe fansave të shumtë se pasioni për modelingun vazhdon t’i shtohet dita-ditës.

Por pozat e saj me të brendshme janë vetëm disa që ajo ka ndarë me miqtë, pas atyre fotove të shpeshta që poston shpesh në Instagram, ku tregon jetën e luksit që po bën në Tiranë, si një vajzë që ka gjithçka që do të dëshironte në jetë. Së fundi Françeska Jaçe ka hapur dhe biznesin e saj në një sektor të veçantë, duke zgjedhur të mos konkurrojë me personazhet e njohur.
Ajo nuk ka marrë në menaxhim një lokal, as ka hapur një butik veshjesh, por ka vendosur të hapë një agjenci udhëtimesh. Françeska tashmë i përkushtohet biznesit të saj gjithmonë e më shumë, duke e kthyer në stil jete edhe të udhëtuarit në vende të ndryshme të botës. Ish-banorja e “Big Brother” ishte personazhi më i komentuar i rrjeteve sociale këtë vit, për shkak të dyshimeve për ndërhyrje në pamjen e saj
.Për këtë arsye, e ftuar në emisionin “Rudina”, ajo rrëfeu rreth këtij diskutimi të vërtetën e saj: “Ta sqaroj më në fund këtë gjë. Unë kam kryer një ndërhyrje në hundë. Kur kam qenë e vogël, nuk kam qenë në mbështetje të idesë për të kryer operacione estetike, por duke u rritur, kam ndryshuar mendim dhe them se kushdo që ka dëshirë ta kurojë pamjen e vet, pse të mos e bëjë?! Mund të them se ishte një fiksim im i adoleshencës” tha ajo, ndërsa e pranoi se kjo ndërhyrje e bën të duket tani më e rrumbullakosur në portret. /Panorama

Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet