Kohëve të fundit Dafina Zeqiri ka anuluar disa koncerte për shkak të mosmarrëveshjes së ndryshuar më pas nga menaxherët e klubeve, shkruan GazetaBlic.
Një i tillë ka ndodhur dhe sot dhe këtë e bëri të ditur vet menaxheri i këngëtares, Pëllumb Çitaku, ku Zeqiri do performona në një nga klubet në Vienë por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Më pas menaxheri i Dafina Zeqirit gjithashtu ka zbuluar dhe detaje pse kanë ndodhur këto gjëra kohëve të fundit.
“Të dashur ndjekës, pas reagimeve të shumta që kam marrë nga ju rreth anulimit të disa mbrëmjeve muzikore të artistes Dafina Zeqiri, e pash të rrugës me e jep një shpjegim të vogël për ju. Kur kontaktohem nga organizatorët mundohem t’i kushtoj rëndësi secilit detaj në mënyrë që mos të lë hapësirë për ndonjë keqinterpretim dhe në përpikmëri t’i zbatojmë obligimet që kemi ndaj organizatorëve, gjë të cilën e pres edhe nga ana e tyre drejt nesh…”, ka shkruar Çitaku, ndërsa ka vazhduar duke thënë se shumë shpejt do të jenë në çdo qytet.
“Kur ndodhë e kundërta atëherë më duhet të ndërmarr hapa jo fort të dëshiruar nga ana jonë, gjë që rezulton edhe me anulimi të mbrëmjeve muzikore, ashtu siç ka ndodhur në mbrëmjet që i kemi lajmëruar si të anuluara! Mirëpo ju premtoj që shumë shpejt do të takohemi në qytetin afër jush! Deri atëherë, vazhdoni me dëgjua muzikë të mirë!”, përfundon Pëllumb Çitaku.

Portieri i Nantes “ndihmon” bashkëlojtarët për të ndërprerë ...
Nesër deklaratat hyrëse në rastin ndaj Thaçit e të tjerëve p...
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5
AAK shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës
Integrimi në BE dhe anëtarësimi në KiE, temë diskutimi mes K...