Prince Harry në një bisedë me miqtë e tij, ka treguar se i mungon ushtria dhe se jeta e tij është ‘kthyer përmbys’.
Sipas një burimi për Daily Telegraph, Duka i Sussex, që hoqi dorë nga familja mbretërore gjatë muajit të kaluar, ka zbuluar se i mungon shumë koha kur ishte ushtar, transmeton portal arbresh.info
Mbretëresha vendosi që t’ia heq nipit emërtimet e tij, pasi Prince Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle vendosen që të largohen nga familja mbretërore.
Në titujt që i janë hequr përfshihen edhe titujt për kapitenin e Përgjithshëm të Marinsave, Komandantin e Nderit Ajror Royal Force Air Force Honington, dhe Kryekomandantin e Anijeve të Vogla dhe Zhytjet.

“Ai ishte i lumtur kur shërbeu në ushtr, dhe pas takimit me Meghan, jeta e tij ka ndryshuar. Nuk mendoj se ai i kishte parashikuar gjërat që t’i dilnin kështu”, ka theksuar burimi për median angleze.
Sidoqoftë, burimi shtoi se Harry nuk e fajëson Meghan, 38 vjeç, për ndryshimin e jetës së tij.
Prince Harry ka kaluar 10 vite në ushtri, gjatë së cilës kohë ai morri pjesë në dy operacione në Afganistan dhe u klasifikua si komandant për helikopterët Apache.
Karriera ushtarake e Harry mori fund në qershor 2015, por që nga ajo kohë ai ka mbetur një avokat pasionant për Forcat e Armatosura dhe i është dhuruar një numër titujsh ushtarak ceremonial./arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...