Prince Charles ka marrëdhënie të komplikuar me djemtë e tij

08:15 | 20 Mars 2021

Prince Charles gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të komplikuar me djemtë e tij, thotë një burim i Pallatit Buckingham.

Princi i Uellsit nuk ka provuar një “marrëdhënie të drejtpërdrejtë babë-bir” me djemtë e tij për shkak të statusit të tyre, thotë burimi, shkruan express.co.uk, transmeton portal arbresh.info

Tensionet mes Prince Harry dhe babit të tij kanë dalë hapur në sipërfaqe gjatë intervistës me Oprah Ëinfrey.

Sipas burimit nga Pallati Mbretëror, marrëdhënia mes Prince Charles dhe fëmijëve të tij gjithnjë ka qenë e ndërlikuar.

Charles ka kontrolluar financat e djemvë të tij për vite me rradhë, duke theksuar se ky mund të jetë një ndër shkaqet që ka rritur tensionet mes tyre.

“Ai nuk ka marrëdhënie të drejtpërdrejtë babë-bir”, tha burimi.

“Ai është babai i tyre, por është edhe shefi i tyre, pasi ka financuar zyrat dhe jetët e tyre”, shton burimi.

Duke folur për revistën People, një tjetër person i brendshëm mbështeti idenë që Charles dhe vëllezërit përjetuan “tension” mbi paratë.

Charles, përmes pasurisë së tij Dukati i Cornëall, financon zyrën e tij së bashku me atë të Cambridges dhe, më parë, Sussexes.

Para se të vendosnin të tërhiqeshin nga detyrat e tyre mbretërore, 95 përqind e të ardhurave vjetore të Sussexes vinin nga Duka i Cornëall.

Gjatë intervistës së fundit, Prince Harry zbuloi hapur se marrëdhënia me babain e tij nuk është aspak e mirë, ndërsa ka shtuar se ai nuk ka pranuar as të flasë me djalin e tij./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara