Filloreta Raçi-Fifi ka reaguar së fundmi për një skeç që mbrëmë (e premte) Donaldi dhe Romeo e kanë bërë në emisionin e tyre të ri “Më lër të flas”.
Bëhet fjalë për një tufë me gjethe që e kishte vënë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, teksa po ia prezantonte shtëpinë Mozzikut dhe duke i thënë se këtu i kishte rënë të fikët Fifit.Kjo e fundit në një postim të shpërndarë në InstaStory tha se vëllezërit do të përballen me gjyqin lidhur me këtë.
Megjithatë, në një reagim të Donaldit e më pas të Fifit shihet se dyshja janë në të njëjtin vend.


“Tani jam zgjuar dhe tani po shikoj këto komentet në Instagram në lidhje me skeçin që e kam bërë, nuk e kuptoj Fifin tha që do të ndjeki anën ligjore edhe unë jam gati, do bëj gati avokatët e mi dhe ta ndjeki anën ligjore, po edhe unë jam gati. E pres në gjyq”, ka thënë Donaldi.
“Atëherë njerëz unë e pash deklaratën që e ka bërë Donaldi, po më vjen mirë që e ka marrë seriozisht këtë punë, unë vetëm kontaktuar me avokatin. Shihemi në gjyq së shpejti”, u shpreh në anën tjetër Fifi.
Ndërkohë që flet Fifi, Donaldi në sfond dëgjohet duke i thënë ‘mirë ia bën se është njeri me dy fytyra’. /Telegrafi/
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi