Pas daljes nga “Big Brother Vip Albania”, Vesa Smolica ka qenë e ftuar këtë të diel në emisionin “Fan Club” ku ka rrëfyer për përvojën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ndërsa ndau përshtypjet e saj rreth aventurës, Vesa nuk nguroi të flasë edhe për lojën e banorëve të tjerë.
Gjatë bisedës, Vesa hodhi dyshime mbi sinqeritetin e Heidi Bacit në lidhje me ndjenjat e saj për bashkëbanorin Romeo Veshaj.
Këngëtarja theksoi se midis tyre nuk ekziston asgjë më shumë sesa një flirt dhe tregoi se Heidi po vepron më shumë me llogaritje sesa me zemër.
“Sipas përvojës sime aty brenda, tani kam filluar të besoj që Heidi po bën një lojë me ndjenjat e të tjerëve dhe i prek të tjerët në pikat e dobëta” deklaroi Vesa.
“Heidi nuk ka ndjenja për Romeon, por thjesht një flirt. Ajo është karrieriste, ka zgjedhur karrierën para ndjenjave. Në fillim nuk kam pasur këtë mendim për të dhe e kam mbrojtur me shpirt, sepse kam menduar se ata duhen me mish dhe shpirt” shtoi ajo. /Telegrafi/
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...