Adrola Dushi është njëra ndër modelet më të bukura shqiptare.
Ish-Missi njihet jashtëzakonisht shumë për bukurinë e saj natyrale ndërsa vazhdon të jetë e angazhuar me punën e saj si modele, shkruan Arbresh.info.
Bukuroshja numëron shumë fansa në Instagram e cila ndan me ta imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, Adrola ka publikuar një fotografi ku shfaqet tejet simpatike me një fustan pink e ulur në një stol të mbushur me lule.

Komentet pozitive ishin të shumta që mori modelja.
Ndryshe, Adrola është komentuar gjithmonë për një lidhje dashurie me këngëtarin Trim Ademi (Capital T) ani se dyshja asnjëherë nuk e kanë pranuar një gjë të tillë.

Mirëpo duket se romanca e tyre ka marrë fund, të paktën këtë ka lënë Capital T të kuptojmë nga postimi i tij i fundit.
“Si fle unë, kur e di që jam single dhe askush nuk më tradhton”, shkruan ai në një video të postuar në TikTok./Arbresh.info
Ende pa konfirmuar lidhjen, ndahen Adrola Dushi dhe Capital T
Rama vizitë zyrtare në Estoni, merr pjesë në Konferencën Len...
Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat ...
Trump paralajmëron Iranin: Durimi im po mbaron, duhet të bëj...
Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos