Në konfliktin e tij, reperi rezikon jetën e të dashurës.
Gjatë një shkëmbimi me armë zjarri, është plagosur e dashura e reperit të famshëm dhe një person tjetër ka vdekur, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.
Mediat e huaja kanë bërë të ditur se e dashura e reperit Youngboy, u plagos gjatë një shkëmbimi me armë zjarri jashtë resorit ‘Trump International Beach’.
Sipas njoftimit të policisë thuhet, se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 13:30, të dielën.
Thuhet se nga ky rast ka ndërruar jetë një punonjës i një lokali, ndërkaq një 19-vjeçare ka mbetur e plagosur dhe gjendja e saj akoma nuk dihet.
Mediat raportojnë se e plagosura është e dashura e reperit Youngboy.
Ndërkohë që mësohet se personi që qëlloi është pikasur dhe më pas është vrarë nga truprojet e këngëtarit.

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...