Ish-futbollisti Gerard Pique, ka publikuar një fotografi me të dashurën e tij të re, disa muaj pas ndarjes nga këngëtarja e famshme, Shakira.
Pique 36 vjeç, u shfaq i zhveshur në pjesën e sipërme teksa shikonte në kamerë dhe bëri një buzëqeshje të butë, ndërsa Marti shihet ulur në prehrin e tij duke mbajtur telefonin për të realizuar foton.
Modelja 24-vjeçare shihet e veshur thjesht, me një bluzë të gjerë dhe tërësisht pa makijazh.
View this post on Instagram
Ai vendosi që imazhin ta kompletojë me një ‘emoji’ zemër ngjyrë portokalli.
Fansat ndërkohë reaguan menjëherë në pjesën e komenteve me fjalë nga më të ndryshmet.

Të shumtën e kohës i janë referuar si ish-i dashuri i Shakiras si dhe duke i bërë thirrje që të mos publikojnë fotografi së bashku.

Këngëtarja e “Ëaka Ëaka”, 46 vjeçare, dhe i dashuri i saj prej 11 vitesh njoftuan ndarjen qershorin e kaluar, por thashethemet për lidhje filluan të shfaqen më vonë atë vit kur ai u pa me Martin.
Thuhet se Clara ishte shkaktarja kryesore e ndarjes së tyre pas shumë vitesh lidhje së bashku.
Gerard dhe Shakira kanë bashkë dy fëmijë: Milan dhe Sasha.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK